KUSH ËSHTË PËRDORUES?
Çdo subjekt tregëtar, i cili gjatë aktivitetit të tij, përdor në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte, parësore apo dytësore, vepra muzikore, audiovizuale apo kinematografike, konsiderohet PËRDORUES i veprave artistike dhe ka detyrim ligjor të pajiset me leje/autorizim për përdorimin e këtyre veprave artistike.
Nëse je subjekt tregëtar cfarë detyrimi ligjor ke karshi AKDIE?
Në rast se je subjekt tregtar, TV,Radio, OperatorëKabllorë, apo zotëron cdolloj tjetër aktivteti tregatr si bar,restorant,hotele, çdo subjekt tjetër i cili në sfond përdor në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte muzikë, vepra audiovizuale etj, apo ke në ambjent apratura të posacme për riprodhimin dhe përcjelljen e tyre si tv,radio,Pc e cdo pajisje tjetër teknologjike- ke deyrimin të pajisesh me AUTORIZIM për këtë përdorim dhe të paguash shpërblimin përkatës.
Pse është e thjeshtë të përmbushësh detyrimin ligjor?
Sipas parashikimeve të reja ligjore, cdo përdorues paguan të gjitha detyrimet që lidhen me përdorimin e veprave të mbrojtura nga drejta e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, vetëm pranë SPORTELIT UNIK PËR TË DREJTAT E AUTORIT-SUADA!
Çfarë ndodh në rast se nuk përmbushet detyrimi ligjor????
Ligji parashikon se përdorimi pa autorizim është:
- Vepër penale (Neni 149, Kodi Penal i RSH) - denohet me gjobë deri në 2 vjet burg
- Kundravajtje administrative (Ligjit nr 35/2016 Neni 179 i tij - gjobë nga 100.000 lekë deri në 500.000 lekë.) Kundravajtjet administrative të cilat dënohen me gjobë, aplikohen edhe tek subjekti fizik/juridik edhe tek administrator apo punonjësi përgjegjës, i cili është bërë pengesë për përmbushjen e detyrimit ligjor në rastet ku kundërvajtja është kryer gjatë aktiviteteve të saj/të tij dhe që kishte dijeni apo ka pasur mundësinë për të marrë dijeni për të vërtetuar nëse ishte duke kryer një aktivitet të kundërligjshëm .
Strukturat e ngarkuara me ligj pwr aplikimin e gjobave janw inspektorwt e ISHMT (Inspektoriati shtetwror i mbikqyrjes se tregut)
Shlyej detyrimin tënd!