Muzika, kinematografia dhe veprat audiovizuale, në frymën e legjislacionit tatimor, është mall, i cili për të ekzistuar ligjërisht në ambjentet tuaja tregtare apo kur keni qëllim parësor tregtar, ofrimin e këtij malli, me qëllim fitimi, në fushën tregtare,
Marrë në konsideratë, se aksioni i thelluar i ministrisë së financave, ministrisë së brëndshme dhe prokurorisë së përgjithshme, i organizuar në këtë task-forcë institucionesh, lidhet me faktin e qarkullimit të mallit pa faturë tatimore,
Lutemi merrni masa të menjëhershme, për të marrë faturën e tvsh, sipas autorizimit të agjencive të të drejtave të autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, shoqëruar me dëftesën bankare të shlyerjes së këtij detyrimi, për përdorimin e këtij malli!
Agjencia AKDIE, fton të gjithë përdoruesit e drejtëpërdrejtë (oshma) apo dytësor (hotel, bar, restorant e të ngjashëm me to), për të kryer këtë veprim ligjor, si një detyrim që tanimë rrjedh jo vetëm nga ligji për të drejtën e autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të, por saktësisht nga ligji për procedurat tatimore!
Kujdes!
Mospajisja juaj me faturën tatimore të tvsh për përdorimin e muzikës, kinematografisë dhe veprave audiovizuale, përbën rrezik real për konfisikimin e aparaturave, që bëjnë të mundur këtë shërbim tregtar, shitja e të cilave, shlyen këtë detyrim!
AKDIE, si dhe agjencitë e tjera të administrimit të të drejtave, kanë detyrimin e ofrimit të shërbimit për lejimin e përdorimit të muzikës, kinematografisë dhe veprave audiovizuale, vetëm me faturë tatimore me tvsh dhe dëftesë bankare!
Mungesa e një prej faturave tatimore të tvsh të agjencive të administrimit, përbën shkak të ligjshëm për humbjen e aparaturave të posacme për riprodhim zëri dhe zëri e figure!
Agjencitë e administrimit kolektiv janë të pajisuara me licensë të botuar në fletoren zyrtare, duke garantuar njohurinë tuaj, për ekzistencën e tyre, sipas ligjit!
Për cdo paqartësi, lutemi kontaktoni sa më parë, autoritetin shtetëror, zyra shqiptare për të drejtën e autorit ose secilën agjenci të administrimit kolektiv, të dhënat publike të të cilave, i gjeni edhe në faqen online të autoritetit shtetëror!
Duke e konsideruar këtë njoftim publik, si thirrjen e fundit, për të marrë leje, për t’u pajisur me faturën tatimore të tvsh, për ligjshmërinë e përdorimit të aparaturave të posacme për riprodhim zëri dhe zëri e figure (duke filluar nga studio transmetimi e deri tek aparatet radio-televiziv dhe sistemit të fonisë, të instaluara në bare, ristorante, hotele) me qëllim përdorimin e muzikës, kinematografisë dhe veprave audiovizuale,
Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj.