Agjencia AKDIE, me kënaqësi raporton se pjesë e saj, me kontratë të drejtpërdrejtë anëtarësimi është bërë edhe artistja italjane me famë botërore Laura Pausini!
AKDIE shpreh mirënjohjen për besimin e dhënë dhe inkurajon artistët të anëtarësohen pranë saj, si agjencia e vetme shqiptare e artistëve që garanton administrim kolektiv të të drejtave sipas standarteve më të larta ndërkombëtare.