Njoftim për tatimpaguesit, përdorues i të drejtave të artistëve.

I nderuar tatimpagues, Përdorues i të drejtave të artistëve,

1. AKDIE, Agjencia e Administrimit Kolektiv të të drejtave të artistëve interpretues dhe ekzekutues është Agjente e Tatimit në Burim, burim i parashikuar në nenin 33, pika 1, gërma ç e ligjit nr. 8438, Datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, si dhe pozita juaj, sipas pikës 2 të këtij neni.
2. “Agjent i mbajtjes së tatimit në burim” është personi, të cilit, sipas legjislacionit tatimor, i kërkohet të llogarisë, të mbajë tatimin në burim për një tatimpagues, të raportojë dhe t’i transferojë këto tatime në Buxhetin e Shtetit;
3. Duke ju kujtuar se:
Nëse detyrimi tatimor mbahet në burim nga një agjent i mbajtjes së tatimit në burim dhe tatimpaguesi nuk është subjekt i kërkesës së dorëzimit të deklaratës tatimore për tatimin e mbajtur në burim, mbajtja e tatimit në burim është vlerësim tatimor.

Lutemi të merrni masat e domosdoshme, për të kryer sa më parë, pagesën e përdorimit të të drejtave të artistëve interpretues dhe ekzekutues, që ju përdorni, në veprimtarinë tuaj tregtare, duke i’a transmetuar/ritransmetuar apo vendosur në dispozicion publikut tuaj/klientëve tuaj, abonentëve tuaj, pajtimtarëve të shërbimit tuaj, me anë të aparaturave/mjeteve të posacme, si radio, televizor, kompiuter, sistem fonie, bokse, faqje online, etj.
AKDIE, ju njofton se përbën AUTORIZIM AUTOMATIK:
1. Pagesa bankare, në numrin e llogarisë së saj: Raiffeisen Bank : 28 00 16 49 12, IBAN: AL 46 20 21 11 23 00 00 00 28 00 16 49 12, me përshkrimin, tek detajet e pagesës:
2. SUBJEKTI ___________________ (EMRI I SUBJEKTIT), I PAJISUR ME NIPT __________________(NR. I NIPT), ME ADMINISTRATOR _______________________ (EMËR/MBIEMËR I ADMINISTRATORIT), ME OBJEKT VEPRIMTARIE (EMËRTIMI I VEPRIMTARISË), PËRDOR SINJALIN RADIO FONIK ___________________ (EMRIN E RADIOS) OSE SINJALIN TELEVIZIV ___________________ (EMRIN E TV) DHE PAGUAN VLERËN ________ (SHUMA) LEKË, PËR VITIN FINANCIAR 2016, (NË RAST SE NUK JENI DEBITOR PËR VITIN 2015, E CILA DUHET SHLYER), SIPAS TARIFËS PUBLIKE, TË NJOFTUAR ZYRTARISHT NGA AKDIE, NË FAQEN E SAJ ONLINE.

Me derdhjen e pagesës, AKDIE, ju pajis brënda një afati 48 orë, (koha e transaksionit bankar) me Autorizimin Fizik dhe Faturën Tatimore të TVSH.
Ju jeni të lutur, me anë të postës elektronike, të dërgoni Urdhër pagesën e kryer dhe AKDIE, ju dërgon menjëherë, Autorizimin Fizik dhe Faturën Tatimore të TVSH.

I nderuar subjekt tatimpagues, përdorues i të drejtave të artistëve,
Agjenti i mbajtjes së tatimit në burim, AKDIE, ka njoftuar Drejtorinë Rajonale Tatimore përkatëse, të vëndit ku ushtroni veprimtarinë, me qëllim nxjerrjen e aktit –NJOFTIM VLERËSIMI, sipas nenit 70 të ligjit nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore”!
Me qëllim shmangien e aplikimit të gjobave, për konsumimin e kundërvajtjes tatimore, lutemi të merrni masa urgjente, për pëmbushjen e këtij detyrimi ligjor!

Duke ju falenderuar për mirëkuptim,

AKDIE