Zbatimi i ligjit është detyrim juridiko-shoqëror! Mbroni të drejtën e artistit, sepse mbroni identitetin tonë kulturor!

NJOFTIM
Marrë në konsideratë se një pjesë e përdoruesve të të drejtave të artistëve interpretues dhe ekzekutues , që njëkohësisht janë subjekte tatimpagues, status juridik i cili, rrjedh nga ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, si dhe legjislacioni tatimor e doganor në Republikën e Shqipërisë, që do të thotë se marrin përsipër të zbatojnë legjislacionin në Republikën e Shqipërisë.
Shprehin qëndrime juridike shkresërisht, që do të thotë se njoftojnë vullnetin juridik të subjektit tregtar, bazuar mbi “këshilla juridike”, të tipit se :
• “Një agjenci e administrimit kolektiv, duhet të paraqes numrin e anëtarësisë dhe kontratat individuale të anëtarëve të saj”
NJOFTOJMË SE:
1. Agjencitë e administrimit kolektiv, janë të vetme dhe specifike, duke u dalluar qartë midis tyre.
2. Agjencitë e administrimit kolektiv ushtrojnë të drejtat e një dege apo fushe arti, sipas Licensës së dhënë të Ministrit kompetent.
3. Për këtë shkak është e botuar në Fletoren Zyrtare, botim i cili është akt zyrtar dhe si i tillë, nuk mund të jetë objekt dyshimi apo interpretimi.
4. Agjencitë e administrimit kolektiv, në momentin e botimit të aktit të licensës në Fletoren Zyrtare, marrin përfaqësimin ligjor, që rrjedh nga ligji nr. 9380 datë 28.04.2005, i ndryshuar me ligjin nr. 78/2013, për cdo person fizik apo juridik që kontribuon në fushën apo degën e artit, për të cilën është licensuar agjencia përkatëse.
Sa sipër, bazohet në ligjin nr. 9380/2005, i ndryshuar me ligjin nr. 78/2013, nenet 100-116!
KUJDES!
• Agjencitë e administrimit kolektiv nuk shesin të drejta!
• Asnjë agjenci administrimi kolektiv nuk mund të ndërtojë një marrëdhënie juridike, me qëllim shitjen e të drejtave përkatëse.
• Agjencitë e administrimit kolektiv nuk janë subjekte tregtare, që ofrojnë shërbime shit-blerje të drejtash.
• Agjencitë e Administrimit Kolektiv janë subjekte të ligjit për të drejtat e autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të, VETËM PËR TË ARKËTUAR PAGESË, SI DETYRIM LIGJOR, PËR SHKAK TË PËRDORIMIT TË TË DREJTAVE TË LIGJSHME TË BLERA TEK SUBJEKTET TREGTAR, OFRUES TË SHËRBIMIT TREGTAR.
Ligji për të drejtat e autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të, bazohet tek parimet ndërkombëtare, Konventa, Traktate dhe Direktiva të BE, të cilat kanë sanksionuar se këto të drejta duhet të shpërblehen, sipas një autorizimi, për cdo lloj rasti dhe mënyre shfrytëzimi.
“Këshillat juridike” me qëllim lindjen e një debati juridik mbi provueshmërinë e legjitimitetit të agjencive të administrimit kolektiv, nuk ndihmojnë në arritjen e qëllimit të ligjit për të drejtën e autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të!
Këto “këshilla juridike”, në rastin më të mirë, konfirmojnë njohurinë tuaj, mbi faktin e konsumimit të kundërvajtjes administrative, sipas nenit 130 të ligjit nr. 9380/2005, I ndryshuar me ligjin nr. 78/2013 dhe në rastin më të keq, lindin dyshimin e arsyeshëm të konsumimit me dashje të një vepre penale, e cila prodhon efekte financiare, të paligjshme, të cilat, në varësi të mënyrës së kundërshtimit, përshkallëzojnë përgjegjësinë penale, për shkak se këto vlera monetare të prodhuara, bazuar mbi shkeljet e ligjit për të drejtën e autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të, shmangin një vlerësim të drejtë tatimor, si dhe investimi I këtyre vlerave monetare, të cilat del e provuar se vijnë për shkak të shkeljes së ligjit për të drejtat e autorit, përbëjnë elementë të një vepre penale, shumë më të rëndë, sesa shkelja fillestare!
Gjithësesi, AKDIE, nuk ka asnjë detyrim ligjor të “debatojë juridikisht” mbi legjitimitetin e saj, pasi ky nuk është problem që zgjidhet nga debate juridik midis palëve private.
Ligji nuk zbatohet nga AKDIE, “si polici e të drejtave të artistëve”!
Ligji zbatohet nga organet kompetente shtetërore, të cilat mbajnë përgjegjësi ligjore penale dhe civile, për gjëndjen e paligjshmërisë së cënimit të të drejtës së autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të!
• Duke qënë se njoftimet shkresore nga ana e AKDIE, bazohen tek kërkesa ligjore e nenit 112, pika ë e ligjit nr. 9380/2005,
• Duke qënë se është në të drejtën tuaj, të refuzoni një detyrim ligjor, I parashikuar nga neni 114, pika 2 e ligjit nr. 9380/2005!
Pasojat e refuzimit të zbatimit të një detyrimi ligjor si më sipër, janë objekt mbikqyrje ekskluzive e Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit dhe gjithë zinxhirit institucional, i parashikuar në VKM nr. 760 datë 01.09.2010!
AKDIE, në pozitën e saj ligjore, si Agjenci e Administrimit Kolektiv, nuk zgjedh të procedojë asnjë subjekt tatimpagues, përdorues i të drejtave të artistëve interpretues dhe ekzekutues, për refuzim zbatim ligji!
Kjo është kompetencë e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për mënyrën e ushtrimit të funksionit publik, të titullarëve të institucioneve publike, pjesë e zinxhirit të institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri, për detyrimin kushtetues dhe tanimë ndërkombëtar, sipas nenit 73 të MSA-së!
Ju jemi mirënjohës, për zbatimin vullnetar të ligjit!
Zbatimi i ligjit është detyrim juridiko-shoqëror!
Mbroni të drejtën e artistit, sepse mbroni identitetin tonë kulturor!
Faleminderit!